Tue, Nov 26, 2024

Temperatura deri në 38 gradë, si pritet të jetë moti gjatë ditës

  • PublishedJuly 30, 2024

Orët e para të ditës mbeten nën dominimin e kthjellimeve dhe kalimeve të lehta të vranësirave, ku kthjellimet më të dukshme parashikohet të jenë në ultësirën perëndimore.

Ndërsa në zonat malore pritet të ketë herë pas here kalime të lehta të vranësirave. Por mesdita dhe kryesisht orët vijuese i theksojnë lehtësisht vranësirat, duke bërë që të kemi shfaqje të tyre edhe në qytetet e zonës së ulët. Vranësirat më të fokusuar do të jenë në skajin Veriore dhe Verilindore të Shqipërisë.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në vlerat minimale dhe maksimale duke u luhatur nga 16°C vlera më e ulët deri në 38°C vlera më e lartë në rang territori. Era do të fryjë mesatare në tokë dhe në det duke arritur shpejtësinë 35 km/h nga drejtimi Veriperëndimor; për pasojë në brigjet e Adriatikut dhe Jonit do të gjenerohet dallgëzim 2 – 3 ballë.



AlbaniaWeb.net