Sun, Nov 24, 2024

‘Toyota Yaris’: Arrestimi i Zarkës ngre hije dyshimi mbi zyrtarë të tjerë të drejtësisë

  • PublishedJuly 30, 2024

Kreu i Prokurorisë së Vlorës, akuzohet për vepra penale të korrupsionit dhe ushtrimit të ndikimit të paligjshëm te funksionarë të tjerë të drejtësisë në të paktën tetë çështje penale, përfshirë edhe çështjen e njohur si “”, bëri të ditur përmes një njoftimi për shtyp të martën Prokuroria e Posaçme, – duke ngritur hije dyshimi mbi një rreth prokurorësh dhe gjyqtarësh që lehtësuan akuzat për këto çështje.

Zarka është i vetmi i ndaluar, ndërsa personat e tjerë të akuzuar bashkë me të, ish-oficerja e Policisë Gjyqësore, , biznesmeni si dhe avokati , nuk janë gjetur ende nga Policia e Shtetit.

Sipas njoftimit të SPAK, procedimi për këtë çështje u regjistrua në shkurt të këtij viti, ndërsa janë marrë informacione nga agjenci të huaja të zbatimit të ligjit si dhe janë marrë prova nga autoritetet e drejtësisë së shteteve të tjera.

“…Personat nën hetim, në bashkëpunim dhe në disa raste kanë ofruar dhe kanë premtuar përfitime të parregullta për të ushtruar ndikim te funksionarët e drejtësisë, kanë pranuar premtime dhe kanë përfituar përfitime të parregullta për të ushtruar ndikim te funksionarët e drejtësisë…,” thuhet në njoftimin e SPAK.

Përfaqësuesi ligjor i Zarkës, avokati Julian Mërtiri pohoi për BIRN gjatë një komunikimi telefonik, se nuk qëndrojnë akuzat e ngritura ndaj të mbrojturit prej tij. sipas Mërtirit, bëhet fjalë “për biseda që nuk provojnë faktet”.

Sipas SPAK, prokurori Zarka dhe personat e tjerë akuzohen se kanë ushtruar ndikim të paligjshëm për tetë çështje penale që po hetoheshin në katër prokurori të ndryshme – çështje të cilat lidhen kryesisht me aktivitete të krimit të organizuar si pastrimi i parave apo kultivimi i narkotikëve.

Interesi kryesor duket se lidhej me çështjen penale të njohur publikisht si “Toyota Yaris”, e cila u regjistrua pas bllokimit në portin e Durrësit në qershor të vitit 2018 të 3.4 milionë eurove të thata të fshehura në dy makina të përdorura dhe të importuara nga Belgjika.

Në lidhje me ngjarjen, u arrestuan fillimisht Klevi Cani, Edi Lika dhe Alban Mollaymeri dhe u akuzuan kushërinjtë dhe Alfred Vladi. Astrit Vladi është vëllai i Elvis Vladit.

Hetimet e atëhershme dështuan të provonin se trafiku i parave përmes makinave të përdorura ishte pjesë e një skeme të pastrimit të parave. Një investigim i mëparshëm i BIRN gjeti se si prokuroria dhe më pas gjykata pranuan si provë alibinë e të akuzuarve – duke e çuar çështjen përfundimisht në gjykatë për veprën penale të “modeklarimit të të hollave në kufi”.

Sipas SPAK, prokurori Zarka në bashkëpunim me Erjona Dautin, Astrit Vladin dhe Radovan Çelën kanë tentuar të ushtrojnë ndikim të paligjshëm përgjatë viteve 2018-2020 për katër çështje penale që lidheshin me të pandehurit Elvis Vladi, Alfred Vladi dhe Alban Mollaymeri.

Një tjetër çështje ku dyshohet se është ushtruar ndikim lidhet me hetimin pasuror ndaj Suel Çelës në shkurt 2020 nga Prokuroria e Posaçme – një personazh i akuzuar për përfshirje në krim të organizuar në Elbasan dhe i shpallur në kërkim si i dyshuar për dy vrasje.

Tre çështjet e tjera penale ku dyshohet se është ushtruar ndikim i paligjshëm u hetuan nga Prokuroria e Tiranës dhe ajo e Vlorës.

Dosja e “Toyota Yaris” u hetua fillimisht në Prokurorinë e Krimeve të Rënda nga prokurorët që sot shërbejnë në SPAK, Ened Nakuçi dhe , përpara se të dërgohej për kompetencë në Prokurorinë e Tiranës.

E pyetur nga BIRN, prokurorja Doloreza Musabelliu tha përmes një bisede telefonike se “nuk kishte pasur asnjë ndikim”, ndërsa prokurori Ened Nakuçi ishte i paarritshëm për koment.

SPAK sqaron se hetimi për këtë procedim penal nuk ka përfunduar dhe se po vazhojnë hetimet për fakte të tjera penale apo për persona të tjerë që mund të përfshihen në objektin e kësaj çështjeje. Në këtë rast, hetimet janë kryer në bashkëpunim me , , autoritetet franceze dhe belge të drejtësisë.