U përfolën për ndarje, DJ Dagz dhe Einxhel Shkira me dedikime ndaj njëri-tjetrit
Prej ditësh me rradhë kudo nëpër mediat rozë është aluduar për një ndarje të mundshme mes dyshes së njohur, Dj Dagz dhe Einxhel Shkira të cilët janë gjithashtu prindër të një djali. Këto dyshime u ngritën pasi Shkira nuk e uroi partnerin e saj kur ai kishte ditëlindjen disa ditë më parë dhe nuk u pa në festën që ai kishte organizuar për ditëlindje.
Por në fakt u bë shumë zhurmë për asgjë! Dyshja duket se po vazhdojnë romancën e tyre me të njëjtin ritëm.
Prezantuesja ishte e pranishme së fundmi në festivalin Sunny Hill, ku performoi Dagz me PM. Përveç stilit të veçantë, Shkira mbante në qafë dhe një varëse me emrin, Dagz.
“Mbështetja ime më e madhe”, ka shkruar ai.
Shkira në anën tjetër sipër postimit ia ktheu: “Përgjithmonë”.