Atletico Madrid gati t’i “rrëmbejë” mesfushorin Çelsit, ofertë 40 milionë euro për “Blutë e Londrës”
Conor Gallagher pritet të transferohet në La Liga. Chelsea e ka nxjerrë prej kohësh në merkato, pasi mesfushori anglez nuk është në planet e teknikut Enzo Maresca. Atletico Madrid ka shprehur interesim konkret për shërbimet e 24-vjeçarit, futbollist i dalë nga akademia e “Bluve të Londrës”.
Ndërkohë që qendërmesfushori që në ishull pëlqehet shumë edhe nga Newcastle i Eddie Howes. Drejtuesit e dy klubeve po bisedojnë dhe marrëveshja finale është arritur në parim. Teksa kanë mbetur për t’u caktuar edhe detajet e këtij operacioni.
Rreth 40 milionë euro pritet të përfitojë klubi anglez nga shitja e Gallagher. Tani pritet vetëm përgjigja e futbollistit. Nëse do të pranojë transferimin në urdhrat e Diego Simeones tek Atletico në Spanjë apo jo.
Me teknikun argjentinas që e cilëson si një element tepër të rëndësishëm për skemat e tij. Gallagher debutoi tri vite më parë me kombëtaren e Anglisë. Deri tani numëron 18 ndeshje me “Tre Luanët”.