Thu, Nov 28, 2024

Bardheblutë, “xixa” në stërvitje për formacionin. Shkëmbi nuk shqetësohet nga ndërhyrjet e ashpra

  • PublishedJuly 31, 2024

Tirana prej javësh është duke u stërvitur nën drejtimin e trajnerit Bledi Shkëmbi. Situata ka ndryshuar. Po të shohësh stërvitjen lufta është e fortë dhe nuk mungojnë “xixat”.

Kjo për faktin se skuadra është e re dhe të gjithë duan të zënë vend në ekip. Janë më shumë se 22 lojtarë që luftojnë për 11 vende. Jo pak herë janë parë ndërhyrje të forta në stërvitje mes lojtarëve. Ata janë Abah, Bajroviç, Dembele, Soler, Isuf dhe Zharmuni. Njëri prej tyre do të qëndrojë jashtë, duke mos u aktivizuar dot si titullar. Një lëmsh i vërtetë. Ama Shkëmbi nuk është i shqetësuar. Ai kërkon luftë sportive në fushën e stërvitjes, që do të sjellin rezultate në fushën e lojës në javën e parë të kampionatit.

Deri tani bardheblutë kanë luajtur gjashtë ndeshje, katër miqësore dhe dy zyrtare.

AlbaniaWeb.net