Deklarata patriotike/ Bebe Rexha i përgjigjet komentit fyes të ndjeksit serb
Prej ditësh këngëtarja e mirënjohur me famë botërore, Bebe Rexha u rikthye në Shqipëri pasi do të performonte në festivalin “Sunny Hill” që u mbajt nga data 25-28 korrik.
Mirëpo Rexha ka shkaktuar një varg polemikash ditë më parë pas publikimit të disa fotografive nga vizita në vendin e saj të origjinës, Dibër, pas 12 vitesh.
Në një koment te ky postim, Bebe Rexha deklaroi se “Kosova, Mali i Zi, Maqedonia dhe Presheva për të janë të gjitha Shqipëria”, gjë që nuk është pritur mirë nga mediat dhe komentuesit serbë.
Siç duket kjo deklaratë patriotike e saj ka shkaktuar një sërë reagimesh negative nga media dhe komentues serbë nëpër rrjete sociale.
Një prej tyre, ka bërë një komentues fyes ndaj Rexhës.
Në përgjigje të komentit që shkruante “Bebe Rexha, hej shqiptare, ti mund vetëm të ëndërrosh. Shijo një penis serb”, Bebe Rexha nuk hezitoi të kundërpërgjigjej. Ajo rishpërndau komentin në “InstaStory”, duke shkruar “Do të doje”, dhe e shoqëroi me plot flamuj shqiptarë.