Thu, Nov 28, 2024

Kursi i përgatitjes atletike me licencë UEFA, aplikimet vijojnë të jenë ende të hapura

  • PublishedJuly 31, 2024

Më datë 19 gusht do të nisë edicioni i parë i kursit të përgatitjes atletike UEFA B, i organizuar nga Federata Shqiptare e Futbollit. Kursi i përgatitjes atletike UEFA B do të udhëhiqet nga sektori i përgatitjes atletike në FSHF dhe do të jetë i ndarë në katër periudha të ndryshme gjatë vitit e më konkretisht në datat 19-21 gusht 2024, 16-18 shtator 2024, 21-24 tetor 2024 dhe 25-27 nëntor 2024. Më pas kursantët do t’i nënshtrohen provimit final dhe në rast suksesi do të kenë mundësi të marrin licencën e UEFA-s për këtë kurs dhe të punojnë në kampionatet elitare.

Trajneri i përgatitjes atletike është një figurë shumë e rëndësishme e stafit teknik në futbollin e sotëm e që është bërë një rol thelbësor për çdo klub profesionist.

Aplikimet për t’u bërë pjesë e këtij kursi janë ende të hapura dhe të gjithë të interesuarit duhet të plotësojnë disa kritere për t’u bërë pjesë.

Kandidatët për t’u regjistruar në kursin e përgatitjes atletike UEFA B duhet të plotësojnë kriteret/kërkesat e mëposhtme:

Diploma Bachelor e Universitetit Sportit;

Licenca Uefa-C – minimalisht

Kandidati duhet të jetë pajisur me raport mjekësor lëshuar nga organi përkatës (e marrë brenda 3 muajve të fundit);

Dy fotografi pasaporte;

Fotokopje e ID ose e Pasaportës;

Drejtoria Teknike në FSHF kërkon nga të gjithë të interesuarit që të dërgojnë në mënyrë elektronike informacionin e kërkuar përmes postës elektronike në adresën: [email protected], si edhe përmes postës së zakonshme me konfirmim marrje në adresën Rr. Liman Kaba, Nd 5, Hyrja 1, Njësia Administrative 5, Kodi Postar 1019, Tiranë ose të dorëzohen fizikisht pranë Sekretarisë në të njëjtën adresë.

Afati i fundit për paraqitjen e kërkesës është data 10.08.2024. Aplikimet që mbërrijnë pas afatit nuk do të pranohen. Për çdo informacion në lidhje me renditjen, aspektet logjistike dhe organizative të Kursit, kontaktoni Sekretarinë e Shkollës tek adresa e postës elektronike: [email protected] .

AlbaniaWeb.net