Tue, Nov 26, 2024

Lojërat Olimpike “Paris 2024″/ Ja bilanci i 4 ditëve të para në Paris, kryeson SHBA e ndjekur nga Franca

  • PublishedJuly 31, 2024

Olimpiada është futur në ditën e pestë, ndërkohë që është koha e të bërit bilanc të 4 ditëve të para sa i përket renditjes provizore të shteteve sipas medaljeve të fituara deri më tani.
Kështu pas katër ditësh garash në disiplina të ndryshme përfaqësuesja e Shteteteve të Bashkuara të Amerikës është delegacioni me më shumë podiume. Në fakt diçka e pritshme për delegacionin më të madh të sportistëve në Paris

Në total skuadra e SHBA-ve ka koleksionuar 26 medalje prej të cilave katër janë të arta, 11 të argjendta dhe 11 të bronxta. Në vendin e dytë renditet Franca, e cila ka grumbulluar 18 medalje, të cilat janë 5 të arta, 9 të argjendta dhe 4 të bronxta. Në vendin e tretë renditet Republika e Kinës, e cila ka marrë 14 medalje (6 ari, 6 argjendi dhe 2 bronzi).

Mes pesë delegacioneve të para spikat Japonia, e cila ka marrë 13 medlaje në total, por deri më tani kanë marrë 7 medalje të arta, dy të argjendta dhe 4 të bronxta. Britania e Madhe mbyll këtë klasifikim (top 5) me 12 medalje (4 ari, 5 argjendi, 3 bronzi).

AlbaniaWeb.net