Thu, Nov 28, 2024

Nga gushti, emigrantët që kërkojnë strehim në Itali mund të dërgohen në Shqipëri, “Washington Post” për kampin në Shëngjin: Nuk ka përfunduar ende ndërtimi

  • PublishedJuly 31, 2024

Emigrantët e shpëtuar në det ndërsa përpiqeshin të arrinin në Itali, mund të transportohen në Shqipëri duke filluar nga muaji i ardhshëm, ndërsa kërkesat e tyre për azil janë duke u shqyrtuar, sipas një marrëveshjeje në të cilën vendi i vogwl  ballkanik, shkruan The Washington Post, do të presë mijëra azilkërkues nga vendi fqinj.

Në një artikull të gjatë, media gjigante shkruan për marrëveshjen e shumëkomentuar mes Italisë dhe Shqipërisë, për strehimin e emigrantëve në një qendër në Shëngjin, duke përmendur kryeministren Meloni dhe Ramën.

Ata shkruajnë se kanë udhëtuar deri në Shëngjin për të vizituar kampin, por nuk i është lejuar hyrja, ndërsa kanë komunikuar me banorët. Sipas tyre vendasit e kanë mirëpritur ndërtimin e këtij kampi, pasi do të ndihmonte në rritjen ekonomike.

Media thotë se deri nesër duhet të ishin strehuar emigrantët e parë, por mesa duket ndërtimi i tij nuk ka përfunduar ende. Gazetarët sqarojnë edhe se kush mund të strehohet në këtë kamp dhe kush janë rregullat e caktuara.

Artikulli i plotë i “The Washington Post”

Duke folur gjatë një vizite në Shqipëri në qershor, kryeministrja italiane Giorgia Meloni tha se dy qendrat e krijuara për të strehuar emigrantët do të ishin gati për të pritur 1000 personat e parë deri më 1 gusht. Por ndërtimi intensiv është ende duke u zhvilluar, duke hedhur dyshime nëse do të jetë plotësisht gati me kohë. As Italia dhe as Shqipëria nuk kanë treguar se kur ka mundësi të mbërrijnë emigrantët e parë.

Marrëveshja pesëvjeçare, e nënshkruar nga Meloni dhe homologu i saj shqiptar, Edi Rama nëntorin e kaluar, parashikon strehimin e deri në 3,000 emigrantëve, të cilët u kapën nga roja bregdetare italiane në ujërat ndërkombëtare çdo muaj. Ata do të kontrollohen fillimisht, përpara se të dërgohen në Shqipëri.



AlbaniaWeb.net