Partizani, Shehi motivon skuadrën: Kemi shanset tona, me seriozitet dhe përkushtim ia dalim
Numri një i pankinës së Partizanit, Orges Shehi iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve, në prag te sfidës së kthimit të Conference League ndaj Iberias. Shehi beson te kualifikimi i “Demave”, edhe pse ekipi i tij u mposht 2-0 në aktin e parë.
Ndeshja e kthimit: “Patjetër që në ndeshjen e dytë, duke ditur rezultatin e ndeshjes së parë, skuadra kërkon të japë maksimumin, e di se çfarë duhet të bëjë nesër për të arritur objektivin. Kam parë seriozitet dhe përkushtim të çunave për të arritur maksimumin”.
Objektivi: “Në një kompeticion që ka dy takime, asgjë nuk vendoset në ndeshjen e parë dhe duket ditur se çfarë duhet të bëjmë e gjithë skuadra është e përqendruar. Që në ditën e parë që kemi bërë stërvitje u kemi thënë lojtarëve që ndeshja është e hapur, objektivi ynë është që të kalojmë raundin, por duhet të jemi të qetë dhe e këmbë në tokë. U kemi kërkuar të jenë të qetë, agresivë, kërkues dhe të vendosur dhe duhet të bëjmë maksimumin për të arritur objektivin.”
Ndeshja e parë: “Takimi i shkuar ka dy tablo, që në çdo pjesë pësojmë nga një gol. Në pjesën e parë e pësuam pasi nuk ishim shumë të vëmendshëm, disa situata duhet t’i kishim interpretuar më mirë. Ndërsa në pjesën e dytë luajtëm me 10 vetë, situata ishte ndryshe”.
Loja agresive: “Ne nuk duhet të dalim nga vetja edhe pse kundërshtari ishte agresiv në limitet e ‘fair-play’. Nuk duhet të dalim nga vetja, duke ditur që kemi një ndeshje për të kthyer rezultatin”.
Gjendja e ekipit: “Mobilizimi është maksimal dhe shanset nuk dua të them që janë të vogla, ndonëse goli i fushës kundërshtare nuk është më. Ne duhet të futemi në fushë me qëllimin që ta fitojmë ndeshjen”.
Mungesat: “Mungesat e Rrapajt prej kartonëve dhe Murataj na peshojnë shumë. Murataj unë e di që ka dëmtim dhe nuk di gjë për largim. Ne do shpresojmë dhe do japim maksimumin dhe këto mungesa nuk do të jenë dertiminante”.
Merkato: “Afrimet që kemi bë na kanë ndihmuar, por ne që duhet të përforcohemi më shumë. Kemi kohë që kërkojmë ta bëjmë, patjetër që na duhen lojtarë në disa reparte. Megjithatë për merkaton duhet të flasim pas takimit nesër. Nesër duhet të përqendrohemi te këta lojtarë që kemi”.
(J.S/)