Wed, Nov 27, 2024

Shëngjini në ‘luftë’ me flakët, Yll Limani anulon koncertin, ja mesazhi i tij

  • PublishedJuly 31, 2024

Këngëtari i njohur Yll Limani ka shpallur anulimin e koncertit të tij të planifikuar për këtë natë në Shëngjin, për shkak të zjarreve të mëdha që kanë përfshirë këtë destinacion turistik.

Në një postim të fundit në rrjetet sociale, këngëtari njoftoi:

“Koncerti sonte në Shëngjin anulohet… shihemi së shpejti. Uroj që secili të jeni të sigurt”.

Gjatë 24 orëve të fundit Shëngjini ka përjetuar momente kritike si pasojë e zjarreve që rrethuan qytetin. Në dy vatrat e medha, atë të Ranes së Hedhun dhe atë pranë portit të Shëngjinit, flakët kanë ulur intensitetin ndërsa po punohet për të parandaluar përhapjen e zjarreve që po favorizohen nga era.

Nga ana e bashkisë Lezhë do të kryhet monitorim për objekte që mund të jenë prekur (përshkuar), nga zjarri që dje rrezikuan edhe resorte banesa e binzese. Qyteti i Shëngjinit si dhe fshati Mal Shëngjin, gjatë gjithë natës është monitoruar nga strukturat e MZSH, 150 efektiv të FA, të njësisë administrative, bashkisë, duke fikur shumë vatra zjarri të shfaqura gjatë natës.

Sot do të operojnë të gjithë mjetet e zjarrfikëseve, 300 efektiv të FA rreth 100 forca bashkiake për krehjen e çdo vatre zjarri të ndezur, trungje të ndezura. Era po vazhdon të fryjë e fortë, që favorizon riaktivizimin e vatrave.