SPAK plotësohet me prokurorë/ Pas emërimeve të fundit, Prokuroria e Posaçme bëhet me 20 prokurorë (EMRAT)
SPAK është plotësuar me 20 prokurorë të posaçëm.
Gjatë ditës anëtarët e Këshillit të Lartë të Prokurorisë votuan për të emëruar në detyrë si prokurorët e rinj që I bashkohen skuadrës që heton krimin e organizuar dhe korrupsionit edhe Anita Jellën dhe Bledar Maksutin.
Të dy ata kanë kaluar jo vetëm filtrat e trefishtë të Vettingut, por edhe vlerësimet e Komisionit të Posaçëm pranë SPAK që kontrolloi tre kandidatë të renditur më herët nga KLP si fitues për prokurorë të posaçëm. Jella përpara se të merrte detyrën e prokurores së posaçme ka shërbyer si kryeprokurore në Durrës , kurse Maksuti si prokuror në Tiranë.
I treti i cili nuk u klasifikua nga komisioni i posaçëm I përbërë nga Behar Dibra dhe Eneid Nakuçi, është prokurori që ishte shpallur fitues nga KLP Ndini Tavani. Gjatë ditës Tavani kërkoi pezullim të mbledhjes përmes një letre mbasi e konsideroi të padrejtë vendimin e komisionit që e kishte spostuar për t’u emëruar ndonëse ishte shpallur fitues.
AlbaniaWeb.net