Wed, Nov 27, 2024

Goli në Europë, Tuci: Shënova në prekjen e dytë, gjuaj sa të shoh hapësirë

  • PublishedAugust 1, 2024

Sparta e Pragës po vijon rrugëtimin drejt grupeve të “UEFA Champions League” teksa pardje eliminoi irlandezët e Shamrokut. Protagonist në atë takim, të fituar 4-2 ishte edhe Indrit Tuci, sulmuesi shqiptar që në janar të këtij viti u bashkua me kampionët në fuqi të Çekisë.

Tuci ende nuk ka zënë vend në formacionin titullar, kjo për shkak edhe të emrave të rëndësishëm në skuadër, por edhe se ai është një lojtar që nuk ka bërë ende një sezon të plotë. Megjithatë, sa herë i është dhënë rasti për të luajtur, Indriti e ka shfrytëzuar më së miri. Në ndeshjen ndaj Shamrokut Tuci shënoi golin e katërt, me një goditje të bukur nga jashtë zone. Ndërkohë, për mediat pas ndeshjesh ai u shpreh:

“Mendoj se jemi pasur kontrollin e lojës gjithë kohës. Unë mendoj se ne ishim ekipi më i mirë në fushë. Zakonisht kur hyj në lojë, duhet të kalojnë disa minuta që të përshtatem dhe më duhet pak kohë. Por, në këtë ndeshje ishte ndryshe. Unë shënova direkt nga prekja ime e dytë e topit. Doja shumë që të tentoja goditje, sepse punoj shumë në këtë drejtim edhe në stërvitje.

Ne bëmë punën tonë, por ata shënuan dy herë, gjë që nuk duhet të ndodhte. Te rasti i golit unë isha duke pasuar te Markus, i cili mund të gjuante. E pashë në një pozicion më të mirë. Në përgjithësi përhiqem të gjuaj nga distanca kur kam hapësirë. Gjithsesi, do të vazhdoj ta provoj fatin”, thotë Tuci.

AlbaniaWeb.net