Atletico Madrid “i tregoi derën”, João Félix ka një preferencë për skuadrën e re
Këtë verë, si të kaluarën, João Félix është një nga yjet në treg. Interesi është i lartë për sulmuesin 24-vjeçar portugez të Atlético Madrid, i cili vjen i freskët nga një sezon shumë i mirë në Barcelonë në huazim, por nuk mundtë thuhet e njëjta gjë për paraqitjet në Kampionatin Evropian 2024 në Gjermani.
João Félix praktikisht i është treguar dera nga klubi i Los Colchoneros dhe tani po bën gati valixhet për t’u sistemuar në një skuadër tjetër. Sipas asaj që raporton SPORT, sulmuesi i lindur në 1999 ka një preferencë të qartë, Barcelonën.
Sezoni i kaluar, në fakt, shkoi mirë, ai shënoi 10 gola dhe dhuroi 6 asiste në të gjitha garat. Tani, Felix, shpreson se klubi katalanas do të gjejë një mënyrë për të siguruar shërbimet e tij, këtë herë në mënyrë përfundimtare.
(J.S/)