Një nga më të kritikuarit, mesfushori drejt qëndrimit në Manchester
Casemiro mund të qëndrojë te Manchester United. Mesfushori brazilian, ka qenë një nga më të kritikuarit, për paraqitjet e tij, çka vendosi në dyshim të ardhmen.
Gjithsesi, së fundmi, Casemiro i ka nisur si titullar të gjitha ndeshjet miqësore dhe në takimin e tretë ndaj Betisit ka arritur të gjejë rrugën e rrjetës.
“Kritika është mungesë respekti. Pra, kur mungon respekti, atëherë është shqetësuese dhe nuk kam pse ta respektoj diçka të tillë”, deklaroi lojtari në mediat angleze. Në 34 ndeshjet që luajti sezonin e kaluar, futbolliti realizoi pesë gola dhe dhuroi 4 asiste.
(J.S/)