“Unë nuk fal”/ Stresi poston videon e rrahjes së Medi Isenit, paralajmëron Clevion
Ditën e djeshme u raportua për një sherr mes reperit Noizy dhe një figure të njohur TikToku, Medi Iseni. (lexo këtu).
Në grupin e Noizyt duket se i përfshirë ka qenë edhe reperi Stresi. Fillimisht erdhi një reagim nga Iseni, personi i cili u dhunua nga grupi i Noiyzt, ku u shpreh nëpërmjet një postimi në llogarinë personale të Instagram-it se:
“E vërteta është që më kanë prerë në besë. Ja biseda shikojeni vet! Isha vet i dyti kurse ata mbi 8 veta të përgatitur me armë“,- shkruan ai. Pa kësaj erdhi një reagim nga Stresi. Ai ka reaguar me një postim në InstaStory, ku thotë se prej vitesh ia kanë sharë familjen në mënyrën më të shëmtuar.
Reagimi i plotë i Stresit:
“Ju kam pre në besë, unë juve apo ju mua? Ju kam mbajtur në shtëpi të gjithëve dhe keni vite që na shani familjet në mënyrën më të shpifur për famë TikTok-u që vetëm një burrë nuk shan ashtu. Atëherë më keni pre ju mua, jo unë juve. Ne e kemi parë ngjarjen por as unë as ai nuk të ka prekur me dorë dhe këtë e keni të vërtetuar. Nipat janë rritur, nuk duruan eskaloi situata sepse ju keni sharë gjithë Kosovën e Shqipërinë. Dhe mos doni me ju prit me duartrokitje? Ncncncncn shërim të shpejt mos e merr me stres. Unë do bëj çdo lojë me arrit te ai që më preku familjen, ç’lidhje ka besa këtu idiota.”
Mirëpo sot, Stresi ka ndarë një video përmbledhëse, ku tregohet edhe dhuna e ushtruar ndaj Medi Isenit, e shoqëruar me një mesazh. Aty tregohen disa sekuenca nga sherret e mëparshme që kanë ndodhur mes grupeve, si dhe në fund shfaqet fotoja e Clevios, ku shkruhet: ‘Coming soon‘, si për të paralajmëruar se ai do jetë ‘shënjestra’ e radhës.
“Lutnu zotit me ju fal aj osht ma i meshirshmi ju fal . Un nuk fal kur me Preket familja , un Sjom i meshirshem kur me preket familja… bb4life”- shkruan Stresi.