Cardi B hedh poshtë aludimet: Offset më ka mbështetur në biznes dhe për fëmijët
Cardi b ka mohuar akuzat se ish-bashkëshorti i saj Offset, nuk ishte mbështetës përpara kërkesës së saj të fundit të divorcit, shkruan Us Weekly
Një burim raportoi për People se Cardi bëri kërkesë për divorc sepse martesa e tyre ishte më shumë një shpërqendrim sesa mbështetje. Mirëpo reperja ka hedhur poshtë këto aludime duke u shprehur se përkundrazi Offset e mbështet atë si në biznes ashtu si edhe në rritjen e kujdesjen e fëmijëve të tyre.
“OK kjo po bëhet e çuditshme sepse mund të them se ai më ndihmon shumë me biznesin tim dhe fëmijët”, shkroi Cardi përmes një komenti në Instagram për mediat, “kështu që nuk e di se kush është ky burim i mallkuar që shkon në revistën People.”
Ajo shtoi, “Edhe pse nuk kërkoj mbështetje për fëmijët, pretendimi im është që ai të paguajë vetëm për faturat që ai tashmë paguan për fëmijët.”
Reperja konfirmoi të enjten, më 1 gusht, se bëri kërkesë për divorc pas gjashtë vitesh martesë me Offset.