Thu, Nov 28, 2024

Çështja Khelif, reagon babai i sportistes algjeriane: Imane është një vajzë që e dashuron sportin

  • PublishedAugust 3, 2024

Boksierja algjeriane, Imane Khelif ka bërë bujë në mbarë botën dhe është bërë një nga konkurrentet më të përfolura pasi kundërshtarja e saj Angela Carini, u largua vetëm 46 sekonda në ndeshjen e tyre në “Paris 2024”.

25-vjeçarja ishte një nga dy atletet e përjashtuar nga kampionati botëror i vitit të kaluar në Nju Delhi pasi nuk përmbushi kriteret e përshtatshmërisë gjinore dhe për këtë u kritikua shumë në rrjet, me shumë persona që kërkonin që ajo të përjashtohej.

Së fundmi ka zgjedhur të reagojë dhe babai i boksieres, Amar Khelife, i cili thotë se kritikat janë “imorale”, pasi ishte pikërisht ai që e nxiti Imanen të shkonte deri në fund dhe të fitonte medaljen e artë për vendin e saj.

“Imane është një vajzë e vogël që e ka dashur sportin që në moshën 6-vjeçare, ajo ka luajtur futboll. Këto kritika dhe thashetheme synojnë të destabilizojnë Imanen, ata nuk duan që ajo të jetë kampione e botës.

Unë i them asaj t’i tregojë se e kanë gabim në ring dhe shpresoj që ajo të nderojë Algjerinë dhe vendet arabe dhe të fitojë medaljen e artë. Ajo është modeli ynë dhe ne duam të jemi si ajo dhe të nderojmë Algjerinë”, u shpreh Amar. Ai vazhdoi të tregojë një dokument zyrtar të datës 2 maj 1999, ku thuhet se Khelife Imane ka lindur femër.

AlbaniaWeb.net