Fansat janë të bindur se kënga e re e Billie Eilish dhe XCX, është “diss” për Swift
Remiksi i ri i Charli XCX dhe Billie Eilish përflitet se është një “diss” ndaj Taylor Swift.
Charli dhe Eilish u bashkuan në një remix të ri të këngës “Guess”, të publikuar më 2 gusht. Kënga e bashkëprodhuar nga The Dare dhe Finneas përmban gjithashtu një videoklip të drejtuar nga Aidan Zamiri.
Megjithatë, teksti i këngës, “Ti do të mësosh se për çfarë kemi shkruar unë dhe Billie? (Ti ke qenë mosrespektuese) / Ende po përpiqesh të gjesh fjalëkalimin e Google Drive (A je e fiksuar pas meje?) / Dëshiron të mësosh adresën e festës në të cilën jemi (Ti as nuk je e ftuar)”, tërhoqi vëmendjen e fansave, duke nxitur spekulimet se i referohet Taylor Swift-it.
Kjo pasi publikimi i kohëve të fundit i varianteve të shumta të albumit të fundit të Swift, ‘The Tortured Poets Department’ e mbajti atë në vendin numër një, duke bllokuar Eilish-in dhe Charli-n që ta arrinin atë, shkruajnë mediat e huaja.
Rikujtojmë se kostumet, instrumentet muzikore dhe sendet e tjera të huazuara nga këngëtarja Taylor Swift do të shfaqen në një ekspozitë të përkohshme verore në muzeun V&A të Londrës. E titulluar “Taylor Swift – Songbook Trail”, ekspozita përbëhet nga 13 instalime të shpërndara nëpër galeri të shumta muze.