Thu, Nov 28, 2024

Ngjashmëri “e frikshme” me Eminem, kampioni olimpik bëhet viral në rrjet!

  • PublishedAugust 3, 2024

Mauro Nespoli garoi me pjesën tjetër të skuadrës italiane të gjuajtjes me hark në Lojërat Olimpike të Parisit dhe fytyra e tij u bë virale në rrjet. Sipas Daily Mail, kampioni olimpik 36-vjeçar u bë viral për ngjashmërinë e madhe me reperin e njohur Eminem.

“Shprehjet e tij të fytyrës, mjekra dhe kapeljai shtynë fansat të bëjnë krahasimin humoristik me reperin” raporton media britanike.

Pasi ndoqën ndeshjen e Nespolit, disa ndjekës filluan të postojnë në X duke e quajtur kampionin olimpik ‘Eminemi italian’.  Dhe vetë Nespoli ka bërë një postim në profilin e tij në Instagram, duke rihedhur një video, krijuesja e së cilës pyet veten nëse po sheh atletin apo Eminemin në stadiumin e Parisit.