Thu, Nov 28, 2024

Probleme me zemrën, aktori Mehdi Malkaj shtrohet me urgjencë në QSUT

  • PublishedAugust 3, 2024

Aktori i njohur Mehdi Malkaj është shtruar me urgjencë në reanimacionin e Kardiologjisë në QSUT, pasi ka pasur probleme me zemrën.

Mësohet se aktori ka qenë në Spitalin e Traumës për të vizituar një të afërm dhe papritur ka ndjerë shqetësime, dhimbje në krahun e majtë dhe është dërguar menjëherë me ambulancë drejt shërbimit të kardiologjisë në QSUT për ekzaminime dhe trajtim të mëtejshëm.

Mësohet se ai është shtruar pasditen e djeshme dhe burime pranë QSUT-së bëjnë me dije se aktualisht gjendja e tij shëndetësore paraqitet e qetë, teksa pritet t’i nënshtrohet dhe ekzaminimeve të tjera mjekësore gjatë ditës së sotme.

Aktori i mirënjohur dhe aktivisti i paepur për mbrojtjen e Teatrit Kombëtar, Mehdi Malka, ndodhet i shtruar nē reanimacionin e Kardiologjisë në QSUT, pasi ka shfaqur probleme shëndetsore në zemër.

Atdhetarit dhe mikut tonë të shtrenjtë i urojmë shërim të shpejtë dhe u ktheftë me një zemēr akoma më të fortë për të vijuar betejën për kauzën e Teatrit Kombëtar dhe Demokracisë në Shqipēri“, thekson në reagimin e saj Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit.