Wed, Nov 27, 2024

Bardhi marton motrën, Sara Gjordeni publikon momentin prekës mes tyre, ja mesazhi

  • PublishedAugust 4, 2024

Sot në familjen Idrizi ka festë. Motra e artistit nga Kumanova kurorëzoi dashurinë në një ceremoni tradicionale me miq e familjarë.

Kjo e fundit tashmë është një fytyrë e njohur për publikun pasi e surprizoi gjatë kohës që ishte në Big Brother VIP Albania 3.

E pranishme në gëzimin familjar ishte dhe e dashura e artistit Sara Gjordeni e cila ndau një moment prekës të tyre.

Në një foto në Instastory të saj, Bardhi shihet duke i dhënë një përqafim të motrës, përpara momentit që ta përcillte.

“Një burrë i fjalës që sot përcolli motrën më fisnike”, ka shkruar ajo.