Nations League/ UEFA përcakton stadiumet se ku do të luhen ndeshjet e Shqipërisë në transfertë
Shqipëria do të luajë ndeshjen e parë në grupin B1 të UEFA Nations League më 7 shtator në transfertë ndaj Ukrainës. UEFA ka vendosur që ky takimin të luhet në Çeki në stadiumin “Epet Arena”, duke nisur nga ora 20:45. Tre ditë më pas, më 10 shtator, kuqezinjtë do të presin Gjeorgjinë në folenë kuqezi, në stadiumin“Air Albania”. Kjo sfidë është planifikuar të luhet në ora 20:45.
Në muajin tetor, Kombëtarja shqiptare do të zhvillojë dy ndeshjet e radhës në UEFA Nations League, ndaj Çekisë dhe Gjeorgjisë në transfertë. UEFA ka përcaktuar edhe stadiumet se ku do të luhen këto dy takime.
Ndeshja Çeki – Shqipëri do të zhvillohet në stadiumin “Epet Arena”, më datë 11 tetor, në ora 20:45. Ndërsa sfida Gjeorgji – Shqipëri e programuar për t’u luajtur më 14 tetor do të zhvillohet në stadiumin “Mikheil Meskhi I Stadium” në Tbilisi të Gjeorgjisë. Ndeshja do të startojë në ora 18:00.
Dy ndeshjet e fundit të UEFA Nations League në grupin B1 kuqezinjtë do t’i luajnë në shtëpi në stadiumin “Air Albania”. Sfida Shqipëri – Çeki do të luhet më 16 nëntor, në ora 20:45, ndërsa takimi Shqipëri – Ukrainë do të zhvillohet më 19 nëntor, në ora 20:45.