Reali magjeps Endrick, sulmuesi: Dua të firmos të gjitha fanellat e tifozëve
Ylli i ri i Real Madridit, Endrick, foli për AS nga SHBA, aty ku po mbahet turneu veror.
“Është një ëndërr të jem këtu, të stërvitem me shokët e skuadrës, të shënoj gola dhe të ndihmoj ekipin tim. Unë jam në Çikago që të mund të ndihmoj Madridin, gjë që dua.
Në Brazil kam shumë tifozë, por nuk e prisja të gjithë këtë dashuri këtu, të gjithë tifozët. Jam shumë i lumtur me gjithë këtë që po më ndodh. Real Madridi është klubi më i mirë në botë dhe të ndjesh gjithë dashurinë që tifozët kanë për mua është çmenduri. Nëse do të mund të firmosja fanellat e të gjithë tifozëve, do ta bëja” – tha Endrick.
(J.S/)