Sat, Nov 23, 2024

Paraguai nuk toleron yllin e notit, përjashtohet pasi nuk respektoi rregullat

  • PublishedAugust 5, 2024

Ylli i notit, Luana Alonso, është përjashtuar nga Lojërat Olimpike për shkak të largimit fshehurazi nga turneu. Pjesëmarrja e paraguaianes në Lojërat e Parisit 2024 mori fund pasi ajo dështoi të përparonte në garat 100 metra flutur për femra, por nuk mbaron me kaq. Sipas raporteve të mediave lokale, Alonso kaloi një natë në Paris dhe shkoi në Disneyland në vend që të qëndronte për të mbështetur grupin, veprim që konsiderohet i papranueshëm.

Edhe pse kishte marrë kritika nga delegacioni, ajo ende nuk e kishte pranuar faktin që nuk do jetë më në Fshatin Olimpik. Gjithsesi, Alonso e ka kuptuar gabimin, duke u kthyer kështu e zhgënjyer në shtëpi.

(J.S/)

AlbaniaWeb.net