Vangjel Tavo drejt fitores së Himarës, kryeson me 70% të votave. Kandidati i PS në avantazh edhe në qytet, ku Fredi Beleri mori 900 vota më shumë në 2023
Kandidati i Partisë Socialiste për Bashkinë e Himarës, Vangjel Tavo kryeson me rreth 70% të votave ndaj kandidatit të opozitës, Petraq Gjikuria.
Sipas të dhënave zyrtare të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, pas numërimit të 12 kutive të votimit nga 36 gjithsej, Tavo ka marrë 1797 vota (69.46%), ndërsa kandidati Gjikuria ka marrë 790 vota (30.54%).
Vangjel Tavo, ish minister dhe ish deputet, ka marrë rezultatin më të thellë në njësinë administrative Hore Vranisht ku 90% e votuesve kanë votuar kandidatin socialist.
Ndërkohë që edhe në qytetin e Himarës ku një vit më parë Fredi Beleri kishte një diferencë prej 900 votash, në zgjedhjet e mbajtura dje (e dielë), Vangjel Tavo kryeson me 400 vota.
AlbaniaWeb.net