Sat, Nov 23, 2024

Duplantis i jashtëzakonshëm, vendos rekord të ri botëror në kërcimin me shkop (VIDEO)

  • PublishedAugust 6, 2024

Armand Duplantis vijon të bëjë histori në garat e atletikës në kërcim me shkop. 24-vjeçari suedez ka fituar medaljen e artë në Lojërat Olimpike “Paris 2024”, duke dhuruar prova të pabesueshme me kërcimet e tij. Rekordmen botëror në këtë disiplinë, Duplantis përmirësoi rezultatin 6.24 metra që kishte vendosur gjatë këtij viti, duke shënuar rekordin e ri botëror, 6.25 metra.

Fillimisht atleti suedez vendosi rekord olimpik, duke siguruar medaljen e artë me kërcimin 6.10 metra, për të kaluar brazilianin Thiago Braz (6.03 metra në “Rio 2016”). Por Duplantis kishte edhe 3 prova për të synuar rekordin botëror. Pasi dështoi në dy të parat, nën entuziazmin e publikut ai ia doli në tentativën e tretë, duke kërcuar 6.25 metra.

Medalja e argjendit në kërcim me shkop u fitua nga amerikani Sam Kendricks, me rezultatin 5.95 metra, ndërsa greku Emmanouil Karils mori të bronztën, me kërcimin 6.90 metra.

 

AlbaniaWeb.net