Merkato, Atletico pranë firmës me Alvarez, operacion 95 milionë euro
Atletico Madrid dëshiron Julian Alvarez të Manchester Cityt. Sipas asaj që raportojnë mediat, palët kanë avancuar me tratativat dhe klubet janë afër një akordi transferimi që shkon rreth 95 milionë euro, duke përfshirë bonuset. Alvarez kërkonte prej javësh largimin nga skuadra, për shkak se dëshironte një skuadër ku do të luante më shumë.
Me interes të madh pritet të shihen paraqitjet e tij me skuadrën e re. La Liga është një kampionat i panjohur për të, pasi nuk ka luajtur më parë në Spanjë.
24-vjeçari realizoi 11 gola në sezonin e kaluar në kampionat dhe dhuroi 9 asiste por është i pakënaqur në Manchester, për shkak se Haaland e ka eklipsuar prej kohësh atë në pozicionin e sulmit. Alvarez kaloi te skuadra angleze në vitin 2022 pas disa sezonesh në kampionatin vendas me River Plate në Argjentinë.
(J.S/)