Për rolin në “Deadpool & Wolverine”, Jennifer Garner duhej të ndiqte këtë regjim
Aktorja Jennifer Garner u dha fansave të saj një paraqitje të shkurtër të përgatitjes që bëri gjithë këto muaj për të marrë rolin e ri në filmin “Deadpool & Wolverine”. Aktorja 52-vjeçare do të shfaqet në filmin e ri me superheronj të Marvel-it, ku do të luajë Elektrën, shkruan Protothema.
Në llogarinë personale në Instagram, ajo ka postuar një video ku shihet duke u ushtruar në një ambient shtëpie e duke vrapuar jashtë në natyrë.
“Duke u bërë Electra”, ka shkruar Jennifer Garner në postimin e saj. “Nuk e kuptova kurrë që Elektra kishte nevojë për një fund. Jam mirënjohëse që Reynolds dhe Levay më kanë lejuar ta mbyll këtë kapitull”.