Test miqësor me Laçin, Vllaznia s’i ndahet stadiumit “Loro Boriçi”
Vllaznia prej javësh tashmë vazhdon përgatitjet intensive për startin e Superiores. Stafi ka vendosur që lojtarët të mos e ulin ritmin, teksa çdo ditë zhvillohen nga dy seanca stërvitore, ndërkohë që nuk mungojnë miqësoret.
Testin e radhës shkodranët kanë menduar që ta zhvillojnë ndaj Laçit, sërish në stadiumin e tyre “Loro Boriçi”. Kjo përballje është programuar të luhet ditën e shtunë, në orën 18:00.
Trajneri Brdariç do të ketë mundësinë të shikojë më mirë gjendjen e lojtarëve pas javësh të tëra stërvitje, si dhe për të vendosur e cilët do të jenë ata që do ta nisin si titullarë javën e parë të kampionatit kundër Partizanit.