E trishtë/ Shuhet në moshën 72-vjeçare aktorja e “Black Panther”
Aktorja e “Black Panther”, Connie Chiume, ka vdekur në moshën 72-vjeçare. Ajo vdiq në Johannesburg të martën pas një periudhe të vështirë shëndetësore, tha familja e saj në një deklaratë në Instagram.
Aktorja e vlerësuar me çmime ka luajtur në disa seri televizive të Afrikës së Jugut, duke përfshirë Rhythm City, Zone 14 dhe Gomora, shkruajnë mediat e huaja.
Në filmin Black Panther të vitit 2018, Chiyume luajti si Zawavari – një anëtare e Këshillit Fisnor Wakandan. Në vazhdimin e vitit 2022 Black Panther: Wakanda Forever ajo zëvendësoi Zuri (Forest Whitaker) si njeriu i moshuar i Wakandës.