Sun, Nov 24, 2024

“Gjibraltari është Spanjë”, pezullohet Morata e Rodri, UEFA merr vendimin

  • PublishedAugust 7, 2024

UEFA ka përfunduar procedurat e saj disiplinore kundër Alvaro Morata dhe Rodrit. Dy lojtarët e Spanjës u dëgjuan teksa thirrën “Gjibraltari është Spanjë”, gjatë festës së kampionatit europian në Madrid, duke sjellë kështu reagimin e vendit modest.

Institucioni më i lartë i futbollit në Europë tregoi tolerancë zero pas ankesave të bëra nga Gjibraltari, duke pezulluar me nga një ndeshje Moratën dhe Rodrin.

Dyshja ia hedh kështu paq, pasi do mungojë vetëm në  sfidën e UEFA Nations League kundër Serbisë më 5 shtator, ku Spanja do kërkojë natyrisht fitoren.

Në vendimin zyrtar, arsyetohet kështu: “Gjithçka ka ardhur për moszbatim të parimeve të përgjithshme të sjelljes dhe për përdorimin e ngjarjeve sportive për manifestime të natyrës josportive”.

Në fakt, pritej një dënim më i rëndë, duke patur paraysh faktin se UEFA shpeshherë është treguar e ashpër në rastet kur sporti ngatërrohet me politikën. Spanja fitoi Europianin, në finalen e madhe të Berlinit, ndaj Anglisë.

(J.S/)

AlbaniaWeb.net