Merr fund arratia! Reperi Noizy arrestohet nga policia në Shëngjin
Prej dy ditësh reperi Noizy u shpall në kërkim pas sherrit brutal të ndodhur disa netë më parë në Pejë.
Së bashku me të u shpall në kërkim dhe Dj Crax, po ashtu dhe ditën e djeshme Policia e Kosovës shpalli në kërkim dhe Stresin, të tre personat e lartpërmendur dyshohet se kanë qenë të përfshirë në këtë konflikt.
Sakaq, është bërë e mundur arrestimi i Noizyt.
Arrestimi i tij është bërë nga policia e Lezhës në Shëngjin teksa këngëtari i njohur ishte nisur për të performuar në një klub në qytetin bregdetar.
Ka qenë një pikë kontrolli në zonën e Kunës që kanë bërë arrestimin dhe me pas është marrë nga operacionaila e Tiranës.
Pas ndalimit, Noizy është dërguar në Tiranë ku edhe do t’i nënshtrohet procedurave ligjore.