Miqësoret, spektakël Barça-Milan, Reali i fortë për Chelsean, Broja në tribuna (VIDEO)
Spektakël, gola dhe emocione në miqësoret e mbajtura në SHBA. Milan buzëqesh, teksa mposhti 3-2 Barcelonën. Koha e rregullt përfundoi 2-2, ndërsa fituesi u shpall pas ekzekutimit të penalltive.
Jovic ndëshkoi portën e katalansve pas 10 minutash lojë, ndërsa Pulisic dishoi shifrat në minutën e 15-të. Ekipi i Flick nuk qëndroi duarkryq, Lewandowski riktheu skuadrën në lojë, me golin e tij në minutë ne 22-të. Sulmuesi polak “tundi rrjetën” edhe në pjesën e dytë, duke çuar kështu ndeshjen drejt 11-metërshave.
Nga pika e bardhë më të saktë u treguan kuqezinjtë, pasi gabuan vetëm me Benaser dhe Kalulu. Në krahun tjetër, Barça dështoi të shënojë me Kunde, Zhunjent dhe Faje.
Në miqësoren tjetër, Reali nuk fal, teksa triumfoi 2-1 ndaj Chelsea. Golat e Lukas dhe Diaz vendosën ndeshjen në shinat e duhura, duke e bërë praktikisht të pavlefshëm golin e Madueke.
Te Blutë e Londrës, Broja jo vetëm që nuk luajti, por përfundoi në tribunë. Trajneri i ekipit anglez, Mareska sqaroi gjithccka pas ndeshjes: “Ishte thjesht një vendim. Për fatin tonë të mirë ai nuk është i dëmtuar. A do të largohet gjatë merkatos? Në këtë moment, të shohim se çfarë do të ndodhë…”,
(J.S/)