Wed, Nov 27, 2024

Në arrati për sherrin e bujshëm në Pejë, Stresi publikon video nga deti

  • PublishedAugust 7, 2024

Reperi Stresi i cili është shpallur në kërkim nga autoritetet e Kosovës për sherrin në Pejë, ka publikuar një video nga pushimet ndërsa emri i tij po qarkullon kudo për rastin e dhunës.

Sot i dhunuari, Medi Iseni ka përsëritur në një intervisë për Top Channel se ka qenë Stresi ai që i ka kërkuar që të shkojë në klubin ku do të përforconte Rigels Rajku, i njohur si Noizy, për të sheshuar konfliktet që kanë pasur më herët mes tyre. Ai ka treguar se se nuk është dhunuar nga vetë Arkimed Lushaj, por ky i fundit vetëm ka incizuar ngjarjen. (lexo këtu)

Gjatë rrëfimit, Iseni ka treguar se Stresi kishte armë zjarri me vete, kurse Noizy siç tregon ai, ishte pa bluzë, dhe e ka sulmuar duke e qëlluar me 4-5 grushta fuqishëm në fytyrë.