Punonjësi me origjinë egjiptiane bie nga lartësia, ishte duke punuar në një shtyllë të tensionit të lartë në Patos
Një punëtor i huaj ka humbur jetën duke rënë nga lartësia në fshatin Ruzhdi, në Patos. Sipas burimeve paraprake, punëtori, rreth 40 vjeç dhe me origjinë egjiptiane, ishte duke punuar në një shtyllë të tensionit të lartë kur ndodhi incidenti.
Dyshohet se punëtori mund të ketë pësuar një arrest kardiak ndërsa ishte duke punuar, çka mund të ketë çuar në humbjen e kontrollit dhe rrëzimin e tij.
Në vendgjarje ka mbërritur policia për të sqaruar rrethanat e plota të ngjarjes.
AlbaniaWeb.net