U arrestua në Lezhë, nënshkruhet kërkesa për ekstradimin në Kosovë të Noizyt
Reperi Noizy dhe DJ i tij, Crax, u arrestuan në mesnatë gjatë performancës së tyre në një klub në Shëngjin. Policia e Tiranës në një njoftim të shpërndarë në rrjete sociale bëri të ditur se dyshja do të ekstradohen në Kosovë.
Me këtë rast ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, i ka dërguar kërkesë zyrtare Ministrisë së Drejtësisë së Shqipërisë për ekstradimin e reperit Rigels Rajku. Këtë e ka konfirmuar për ‘Telegrafin’ edhe këshilltari i ministres së Drejtësisë, Genc Nimoni.
Arrestimi i tyre u finalizua nga operacioni policor i koduar ‘Fast”.
Ata u përfshinë në një përleshje me një grup tjetër javën e kaluar, pas performancës së tij në një klub nate në Pejë. Dyshja akuzohen për veprën ‘lëndim i rëndë trupor’. Përveç tyre, në kërkim nga Policia e Kosovës është edhe Stresi.