Thu, Nov 28, 2024

“Askush s’e pëlqente”/ JLO humbi shumë miq për shkak të Ben Affleck

  • PublishedAugust 9, 2024

Në mes të thashethemeve për divorc, rrethi i afërt i aktores Jennifer Lopez thuhet se nuk e ka dashur asnjëherë partnerin e saj Ben Affleck. Një burim pretendoi për Page Six se Ben Affleck nuk është i preferuari në mesin e miqve dhe të afërmve të J.Lo, veçanërisht menaxherit të saj Benny.

Benny mesa duket ka qenë një kritik i zëshëm i aktorit-regjisorit që nga ditët e fejesës së dështuar të çiftit. Benny filloi të menaxhonte këngëtaren në vitin 1998 dhe ishte e rëndësishme për ta bërë J.Lo një emër të njohur gjatë asaj kohe, ndërsa ajo ishte në rritje.

Burimet thonë se Ben ishte një faktor që J.Lo të ndahej nga menaxheri dhe të shkëpuste miqësinë me të dhe njerëz të tjerë.

“Askush, përveç nënës së Lopez-it, nuk e pëlqen Ben Affleck. Ai është një injorant.” pohoi një burim i dytë.