Valiev rikthehet në garë, Shqipëria ka mundësi për medalje në ‘Paris 2024’
Mundësi që përfaqëson Shqipërinë në “Paris 2024”, Chermen Valiev është rikthyer në garë për medaljen e Bronzit. Pas fitores së mundësit Jamalov nga Uzbekistani në gjysmëfinale, sportisti i ekipit shqiptar ka një mundësi tjetër për medaljen e Bronzit.
Në garën e sotme Valiev përballë mundësit nga Uzbekistani mori menjëherë një dypikësh, por brenda periodës së parë, rivali i tij përmbysi shifrat në 3-2. Në periodën e dytë, Valiev mori sërish kontrollin e lojës duke fituar dhe tre pikë të tjera, por në fundin e ndeshjes, mundësi uzbek përmbysi gjithçka duke u kualifikuar për në fazën gjysmëfinale me rezultatin 6-5.