Thu, Nov 28, 2024

12 Gushti, Dita Ndërkombëtare e Rinisë, cila është tema për këtë vit?

  • PublishedAugust 12, 2024

12 gushti shënon Ditën Ndërkombëtare të Rinisë, një ditë ndërgjegjësimi e caktuar nga Kombet e Bashkuara për të tërhequr vëmendjen ndaj çështjeve kulturore dhe ligjore që rrethojnë rininë.

Dita e parë Ndërkombëtare e Rinisë u shënua më 12 gusht 2000, pas një rezolute të miratuar në Konferencën Botërore të Ministrave Përgjegjës për Rininë në Lisbonë, Portugali, në 1998.

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së e miratoi më vonë këtë ditë më 17 dhjetor 1999, me miratimin e Rezolutës 54/120. Çdo vit, ngjarje të ndryshme si koncerte, seminare, aktivitete kulturore dhe takime që përfshijn organizata rinore zhvillohen në mbarë botën, shkruajnë mediat e huaja. 

Tema e Ditës Ndërkombëtare të Rinisë 2024 është “Nga Klikimet në Përparim: Rrugët Dixhitale Rinore për Zhvillim të Qëndrueshëm”. Kjo temë vazhdon një traditë e fokusimit në çështjet urgjente për të rinjtë, duke ndjekur tema të tilla si “Aftësitë e gjelbra për të rinjtë” në 2023 dhe “Solidariteti ndër breza” në 2022.