Mbetje të rrezikshme nga Shqipëria drejt Tajlandës, reagon Drejtoria e Doganave: Po bashkëpunojmë me OLAF për të lokalizuar ngarkesën
Drejtoria e Doganave ka reaguar pas lajmit se rreth 800 tonë mbetje të rrezikshme metalurgjike, dyshohet se janë nisur nga Porti i Durrësit drejt Tajlandës.
Në reagimin zyrtar, Drejtoria e Doganave bën me dije se në kuadër të bashkëpunimit me ËCO dhe mbi bazën e informacioneve të shkëmbyera me Konventën e Bazel dhe OLAF, kanë identifikuar një ngarkesë të dyshimtë, e cila është nisur nga Porti i Durrësit dhe ka bërë transhipment në Trieste dhe Pire.
“DPD, OLAF dhe strukturat e tjera të përfshira po bashkëpunojnë aktivisht për të lokalizuar ngarkesën gjatë transportit dhe për të verifikuar nëse ngarkesa është mbetje”, thuhet në reagim.
AlbaniaWeb.net