“Pashë flakët në ndërtesë”/ Helikopteri ra në çatinë e hotelit luksoz, klientët rrëfejnë çastet e tmerrit
Rrëzimi i një hoteli mbi çatinë e një hoteli bregdetar shkaktoi panik në Cairns të Australisë orët e para të mëngjesit të sotëm.
Nga aksidenti tragjik humbi jetën piloti i mjetit, por nuk pati viktima të tjera. Dy klientë të hotelit, një burrë 80-vjeçar dhe një grua tek të 70-tat u dërguan në spital, por gjendja e tyre shëndetësore është e qëndrueshme.
efekte
Autoritetet pohuan se qindra klientët të hotelit luksoz DoubleTree dhe pjesëtarë të stafit të tij u evakuuan me urgjencë pas incidentit. Disa raporte në mediat vendase dolën me pretendimet se helikopteri ishte i vjedhur. Dëshmitarë në vendngjarje u shprehën thellësisht të tronditur nga ajo që përjetuan.
“Njerëzit u shokuan, nuk dinin se çfarë të bënin në ato momente. Ishte mjaft e çuditshme. E gjithë situata në vetvete ishte e frikshme”, u shpreh Alastair Salmon, klient i hotelit.
“Dëgjova një zhurmë shumë të fortë, dhe kur hodha sytë nga dritarja pashë flakë të mëdha që ngriheshin nga maja e ndërtesës. Gjëja e parë që bëra ishte të kapja telefonin e të filmoja zjarrin“, tha Wayne Leonard, banor i zonës.
Mjeti ishte në zotërim të kompanisë Nautilus Aviation, e cila pohoi se po bashkëpunon ngushtë me policinë ndërsa shqyrtohen rrethanat e ngjarjes.
AlbaniaWeb.net