VIDEO/ “Lëviz i sigurt me një orë 30 mijë euro në dorë”, Rama ndan përshtypjet e turistit italian në Shqipëri: Mos e kini zili Sardenjën!
Kryeministri Edi Rama ka ndarë sot në rrjetet sociale rrëfimin e një turisti italian, i cili ka zgjedhur plazhin e Dhërmiut për të pushuar në këto ditë të nxehta gushti.
Turisti italian shprehet se ndodhet në Dhërmi prej 3 ditësh, ndërsa vlerëson vendin, njerëzit por edhe sigurinë.
“Është për mrekulli, njerëzit janë të shoqërueshëm. Italianët trajtohen shumë mirë, thuajse të gjithë flasin italisht dhe kursen para. Dje hëngra jashtë në Dhërmi në një restorant shumë të bukur pranë detit. 9 persona hëngrëm peshk dhe krudo paguam 300 euro, duke pirë edhe dy shishe spumante.
Njerëzit janë shumë të sjellshëm. Mund të ecësh qetësisht me orën 30 mijë euro në dorë, me 3 milionë lekë dhe askush s’të thotë gjë. Makinën e lë hapur. Na respektojnë, na duan, na çmojnë.
Vendi është i mahnitshëm, deti fantastik që të bën mos ta kesh zili fare detin e Sardenjës. Ka plot vende për jetë nate, plot lokale e vende të bukura dhe mund të qarkullosh i sigurt si të ishe në Itali, madje edhe më mirë se në Itali”, shprehet ai.
“Ne italianët me pushime në Shqipëri, më mirë se në Itali”, shkruan Rama, krahas videos që ka shpërndarë në Facebook.
AlbaniaWeb.net