Fri, Nov 29, 2024

Vidhnin bizhuteri brenda bagazheve të pasagjerëve, arrestohen dy punonjës të Aeroportit të Rinasit

  • PublishedAugust 12, 2024

Dy punonjës së Aeroportit të Rinasit janë konstatuar duke grabitur sendet në bagazhet e pasagjerëve.

Nga hetimet ka rezultuar se në kontejnerët ku ndërrohen punonjësit e bagazheve, njërin nga punonjësit, 19 vjeçari Leidjon Zeneli kishte fshehur bizhuteri të dyshuara të vjedhura nga bagazhet e pasagjerëve.

Më tej, është kryer kontroll në hapësirën ku mbanin sendet personale, Leidjon Zeneli  dhe punonjësi tjetër i bagazheve, 24-vjeçari Mehmet Sula.

Aty janë gjetur 1250 euro dhe bizhuteri të tjera, të dyshuara të vjedhura nga bagazhet e pasagjerëve.

19-vjeçari u arrestua, ndërsa tjetri po ndiqet penalisht, të dy banues në Krujë.

Gjithashtu, janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, shuma e eurove dhe bizhuteritë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.



AlbaniaWeb.net