Zyrtare/ Inter rinovon me kapitenin, Lautaro do të jetë zikaltër deri në 2029-ën
Tashmë është zyrtare: Lautaro Martinez rinovon kontratën me Interin deri në 30 qershor të vitit 2029. Ka qenë vetë klubi zikaltër që me anë të një njoftimi në faqen zyrtare ka publikuar lajmin e rinovimit të kapitenit.
“FC Internazionale Milano njofton se ka arritur një marrëveshje për vazhdimin e kontratës së lojtarit Lautaro Martinez: sulmuesi i lindur në vitin 1997 do të jetë pjesë e skuadrës zikaltër deri më 30 qershor 2029”, shkruhet në njoftimin e Interit.