Capital T kërkon 50 mijë euro për bashkëpunim? Reperi i kërkon falje publike
Reperi, i cili njihet me pseudonimin Rrezik, pak ditë më parë dha një intervistë në një studio televizive. Ai u pyet për bashkëpunimet me artistë të njohur dhe në një moment përmendi Capital T.
Këngëtari u shpreh se ka dëshirë të realizojë një këngë me të, por deri më tani nuk ka arritur ta kontaktojë, vetëm e njeh përmes njerëzve të tjerë. Ai u vu në siklet nga moderatori i emisionit Robert Bojaj nëse Capital T i kishte kërkuar para për bashkëpunimin. Në situatën që ishte, Bojaj përmendi disa shifra, ku arriti në 50 mijë euro ndonëse një konfirmim u bë edhe nga pala tjetër.
Capital T reagoi para disa ditësh në rrjetet sociale, ku theksoi se do t’i padisë të dy për shpifje dhe prishje imazhi (LEXO KËTU).
Pasi lajmi mori dhenë, reperi Rrezik ka sqaruar sërish situatën në një postim në rrjete sociale, ku thotë se i kërkon falje Capital T dhe se deklarata e tij u keqinterpretua.
REAGIMI:
“Para pak ditësh kam pasur një intervistë dhe më duket se ka bërë një bujë të madhe! Kam marrë shumë mesazhe. Doja vetëm t’ju tregoj edhe një herë se unë, si Besart “Rrezik,” gjithmonë e kam admiruar dhe mbështetur muzikën e Capital T. Siç e kam cekur edhe në emision, nuk kam pasur kontakt të drejtpërdrejtë me artistin në fjalë, por përmes një pale të tretë, domethënë një pale ndërmjetësuese, kam marrë këto informacione, ashtu siç e kam treguar edhe në intervistë! Isha në një situatë shumë të vështirë në Skillet, sepse më janë bërë edhe pyetje të papërshtatshme për tipin që jam. Gjithçka që kam arritur në karrierën time është vetëm me punë, punë, dhe punë, me forcat e mia dhe mbështetjen e familjes, dhe të gjithë njerëzit që më kanë përkrahur. I kërkoj ndjesë Capitalit nëse është prekur ose lënduar imazhi i tij. Vetëm desha t’ju them punë të mbarë, uroj shumë suksese. Me respekt, Rrezik”