Mon, Nov 25, 2024

“Më mirë se vjet”, Rama publikon videon me pronarët e një biznesi në Dhërmi, klientët nga Kosova: Jemi gjithmonë këtu, në Shqipërinë tonë

  • PublishedAugust 13, 2024

Kreu i qeverisë Edi Rama këtë javë ndodhet në jug, ku është ndalur në një restorant në Dhërmi.

Rama ka ndarë një video në Facebook, teksa shkëmben një bisedë miqësore me pronarët e biznesit, e po ashtu edhe me një çift nga Kosova, që po darkonin aty.

Ata thonë se edhe pse jetojnë prej vitesh në Gjenevë, gjithnjë vijnë dhe vizitojnë Shqipërinë e bukur.

“Përshëndetje nga Panorama këtu në Dhërmiun magjik. Ja heroina e punës, ja dhe … hero nuk je ti, por po punon për t’u bërë. Ja dhe ky i vogli tani. Si jeni këtë vit?”, pyet Rama zonjën e restorantit.

“Shumë mirë, shumë më mirë, dyfishi i vjetshëm, edhe mos më shumë”, thotë ajo.

“Këtë e thonë të gjithë, po janë disa që nuk u mbushet mendja, apo ç’tu bëjmë atyre?”, e pyet Rama.

“Po ka dhe ashtu dhe kështu, ça të bëjmë “, thotë ajo me humor.

Pjesë nga biseda mes tyre:

Rama: Mendje, mendje kjo dynja, mendja mendjes nuk i ngjan… Ja dhe Kosova që thonë që kanë ikur

Turistët nga Kosova: Jemi këtu! Gjithmonë do të jemi këtu. Nga Prizreni, 38 vite në Gjenevë, gjithmonë në Shqipërinë tonë të dashur, tan nga Himara në Vlorë

Rama: Çdo gjë në rregull

Turistët nga Kosova: Çdo gjë në rregull, më shumë se në rregull.



AlbaniaWeb.net