Princ Leka dhe Blerta Celibashi drejt altarit?
Mesa duket do kemi një tjetër dasmë mbretërore.
Themi këtë pasi lidhja e Princ Lekës me fotografen e tij, Blerta Celibashin është tashmë e konsoliduar, pasi kanë nisur edhe bashkëjetesën.
Mirëpo, duket se dasma e tyre po vjen shumë shpejt. Në një foto të Blerta Celibashit, miku i saj i komenton se i ka rënë nuri i dasmës dhe ka qenë fotografja që me një “like” këtij komenti duket sikur e ka konfirmuar.
Kujtojmë se nga 25 prilli, Princi dhe Elia janë zyrtarisht të divorcuar. Gjykata vendosi që vajza e tyre, Geraldina t’i lihet për rritje dhe edukim nënës së saj Elias. Sipas marrëveshjes Leka Zogu do të paguajë 1 mijë euro vlerë monetare mujore si detyrim ushqimor kundrejt vajzës Geraldinës. Kjo shumë përfshin shpenzimet për nevojat e përditshme të fëmijës dhe do të paguhet në llogarinë bankare të Nënës.
Konfliktet e çiftit (Elia dhe Princ Leka) u bënë publike pas qarkullimit të një videoje, ku Leka, babai i Elias dhe vetë ajo, konfliktoheshin fizikisht mes tyre. Ndërkohë pas këtyre pamjeve, ata përfunduan në Gjykatë, me urdhër mbrojtjeje ndaj njëri-tjetrit. Ndërsa Elia i është rikthyer jetës së saj profesionale dhe ngjitjes në skenë me disa vepra, nga ana tjetër Leka po shijon lidhjen e tij të të dashurisë.