“Krim monstruoz vrasja në Pogradec”, Meta për fshehjen e ngjarjes dhe lirimin e bashkëpunëtorëve: Të hetohen drejtuesit e policisë dhe gjyqtarët
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në një deklaratë për media ka reaguar për ngjarjen e rëndë në Durrës, ku Eglantin Proga u dhunua për vdekje nga Denis Meçe, duke e quajtur një krim monstruoz që ai thotë se “u fsheh nga narko-policia dhe u relativizua nga drejtësia e re”.
Duke i shprehur solidaritetin dhe ngushëllimet familjes Proga, Meta e ka cilësuar Policinë e Shtetit si polici e pushtetit të krimit, që sipas tij ka humbur besimin dhe misionin e saj, duke u “thyer në strukturën më gjigante të patronazhimit, të survejimit dhe vjedhjes së votave, shton ai.
I pyetur se a duhet të ketë dorëheqje nga drejtues të lartë të policisë së shtetit, ai u përgjigj “absolutisht, nuk bëhet fjala për dorëheqje”, por se “duhet të ketë hetime të shpejta, ndaj drejtuesve të policisë dhe ndaj gjyqtarëve”.
“Kanë marrë pjesë në këtë manipulim, sepse jo vetëm ka ndodhur ngjarja, por kanë provokuar një ngjarje tjetër, për të spostuar vëmendjen nga kjo ngjarje tepër e rëndë, siç bën gjithmonë Rilindja me manipulimet e saj mediatike. Dhe së dyti, duhet të hetohen edhe gjyqtarët, dhe të gjithë ata të cilët kanë bërë një proces fars, duke liruar tre nga bashkëpunëtorët në këtë vrasje”, u shpreh kreu i PL.
AlbaniaWeb.net