Sat, Nov 23, 2024

Lirimi i Durim Bamit nga Gjykata në Dubai, Artan Hoxha: Asnjë nga bosët e krimit nuk është ekstraduar, vazhdojnë jetën e qetë në Emirate

  • PublishedAugust 14, 2024

Lirohet ne Dubai, Durim Bami. I njohur si nje nga njerezit me te kerkuar nga drejtesia shqiptare, ne kuader te operacionit “Revanshi”, 45 vjecari nga Nikla, fitoi betejen me autoritetet shqiptare, te cilat kerkuan me ngulm ekstradimin ose deportimin e tij, nga Emiratet e Bashkuara Arabe.

Artan Hoxha

Durim Bami, u shpall ne kerkim pas nje urdher-arresti te leshuar nga gjykata speciale, me 15 maj te ketij viti. 

Gjate operacionit “Revanshi”, te kryer dy dite me vone, me 17 maj, policia nuk mundi te arrestonte Durim Bamin, pasi ai rezultonte te ishte larguar nga vendi ne drejtim te Gadishullit Arabik, perpara se te kryhej operacioni.

Afro nje muaj me vone, te henen e 10 qershorit 2024, Durim Bami u shoqerua nga policia e Emiratit te Dubait, pas nje urdher kerkimi nderkombetar te leshuar nga zyra e Interpol Tiranes. 

Dy dite me pas, me 12 maj, gjykata e Dubait, vendosi masen e sigurise “60 dite burg” per Durim Bamin ne zbatim te kerkeses per ekstradim nga shteti shqiptar. Po ate dite, Policia e Shtetit njoftoi se nje nga njerezit me te kerkuar ne vend, Durim Bami ishte arrestuar ne Dubai dhe do te ekstradohej shume shpejt drejt Shqiperise.

Arrestimit i Bamit u cilesua nje sukses i madh dhe autoritetet shqiptare, Ministria e Brendeshme dhe Ministria e Drejtesise, te cilat premtuan se do te kryenin te gjitha levizjet per ta ekstraduar Bamin nga Dubai, qofte edhe duke tentuar deportimin e tij.

Durim Bami, zyrtarisht është në akuzë në dosjen “Revanshi” për 4 vepra penale, duke filluar nga:

“Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, 

“Grupi i strukturuar kriminal”, 

“Kultivimi i bimëve narkotike”, 

“Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale, ose grup i strukturuar kriminal”.

Mesditen e se henes me 12 gusht 2024, fiks 60 dite pasi gjykata e Dubait kishte vendosur arrestin me burg per Durim Bamin, e njejta gjykate urdheroi lirimin e tij te menjehershem. 

Prej dites se djeshme Bami eshte i lire ne qytetin e Dubait, ku do vazhdoje te jete “i paekstradueshem” per autoritetet shqiptare pavarsisht hetimeve qe kryhen ne ngarkim te tij nga SPAK dhe urdher-arrestit nderkombetar te leshuar nga Interpol, i cili mbetet ne fuqi.

Ky eshte deshtimi i radhes i autoriteteve shqiptare dhe Interpolit, te cilet nuk kane mundur ende te ekstradojne askend nga boset e krimit qe jetojne qetesisht ne parajsen penale dhe fiskale te Emiratit te Dubait.

 



AlbaniaWeb.net